Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli ka thënë përmes rrjetit social face book se qeveria e re e Kosovës do të përmbyllë njohjen reciproke me Serbinë si dhe do ta kthej fokusin tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi.
“Dikush qe e ka te ndaluar me vendim gjyqësor të shpif në llogari të emrit tim, duhet pa hezitim, një orë e më parë të kërkoj falje, gjegjësisht ta korrigjojë shkrimin.
Kushdo që e ka problem ti kuptojë intervistat e mia, le të kërkoj ndihmë nga dikush tjetër, që është më i menqur dhe nuk është i frustruar.
Zgjedhjet e reja do të ofrojnë qeveri e cila do të përmbyllë menjëherë njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe kthej fokusin tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi.” Ka shkruar Pacolli në face book / Gazeta Inlajmi.com\
