26 gusht 1071 – Ushtritë selxhuke nën drejtimin e sulltan Alparsllanit mundën ushtritë e Bizantit në Manzikert (Malazgirt).
26 gusht 1789 – Parlamenti francez miratoi “Deklaratën për të drejtat e njeriut dhe të qytetarëve”.
26 gusht 1921 – Kryekomandanti Mustafa Kemal Pasha dha urdhrin për Betejën e Sheshit të Sakarias (Sakarya Meydan Muharebesi); “Nuk ka mbrojtje të vijës së frontit, por të sipërfaqes dhe kjo sipërfaqe është i gjithë atdheu”.
26 gusht 1922 – Filloi Ofensiva e Madhe e Luftës Çlirimtare Turke.
26 gusht 1936 – Me marrëveshjen që bëri me Anglinë, Egjipti fitoi pavarësinë me përjashtim të Kanalit të Suezit.
26 gusht 1936 – Rrjeti mediatik anglez “BBC” realizoi transmetimin e parë televiziv.
26 gusht 1972 – TRT-ja realizoi transmetimin e parë të drejtpërdrejt nga jashtë shtetit, nga Lojërat Olimpike Verore të Mynihut. Këto lojëra kanë zënë vend në memorie me vdekjen e 11 sportistëve izraelitë dhe suksesin e notarit amerikan, Mark Spitz, i cili fitoi 7 medalje ari.
26 gusht 1974 – Ndahet nga jeta Charles Lindbergh, piloti i parë që kaloi me avion Oqeanin Atlantik.
26 gusht 1996 – Si pasojë e shpërthimit të gazrave të dyoksidkarbonit dhe hidrogjenit në liqenin vullkanik Nyos në Kamerun humbën jetën 1.500 njerëz.