• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

10 librat më të lexuar në botë

J G nga J G
26 August 2019
në Libri
0 0
0
10 librat më të lexuar në botë
0
SHPERNDARJE
99
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë listë kanë hyrë libra të zhanreve dhe tematikave të ndryshme, me një numër autorësh që nuk jetojnë më, por edhe të atillë që vazhdojnë të shkruajnë dhe të befasojnë ende lexuesit e vet nëpër botë.

Duke ndjekur trendet e sotme në botë të cilat krijojnë top listat e këngëve më të dëgjuara, si dhe të filmave më të shikuar, një lexues mesiguri dëshiron të di se cilët janë librat më të lexuar në botë përgjatë viteve. Pavarësisht se jo të gjithë atyre që lexojnë ju intereson një gjë e tillë. Por duke ditur se në botë ka lexues me shije të ndryshme, është mjaft vështirë të bëhet një rangim i 10 librave më të lexuar. Shkrimtari amerikan, njëherit edhe një lexues i pasionuar, James Chapman, ka bërë një hulumtim dhe ka përpiluar listën e 10 librave më të lexuar në 50 vitet e fundit. Hulumtimi i tij kishte për bazë numrin e librave të botuar dhe të shitur.

Në këtë listë kanë hyrë libra të zhanreve dhe tematikave të ndryshme, me një numër autorësh që nuk jetojnë më, por edhe të atillë që vazhdojnë të shkruajnë dhe të befasojnë ende lexuesit e vet nëpër botë. Pak për kuriozitet e pak për të plotësuar njohuritë tona, po sjellim titujt e librave më të lexuar përgjatë 50 viteve të fundit, dhe nëse nuk i keni lexuar ta dini se janë libra të cilët ia vlen t’i lexoni.

  1. Ditari i Anna Frankut, Anna Frank – botuar në 27 milionë kopje

Libri është ditar i vajzës së quajtur Anna Frank, i shkruar gjatë dy viteve të fshehjes së saj nga nazistët në Holandë. Libri është i shkruar në formë të letrave që Anna ia dërgon një mikes imagjinare dhe ku përshkruan ditët e vetmisë së saj dhe të mendimeve të shumta për gjendjen në të cilën ndodhet. Edhepse nuk e mbijetoi luftën, Ana i dha botës një nga ditarët më tronditës të shkruar ndonjëherë. “Përkundër gjitha të këqijave, ende besoj se njerëzit vërtetë kanë një zemër të mire’, kishte shkruar në ditarin e saj Anna. Sot ky libër konsiderohet vepra kryesore e shekullit 20.

  1. Mendo dhe pasurohu, Napoleon Hill – botuar në 30 milionë kopje

„Mendo dhe pasurohu” është libër motivues i autorit Napoleon Hill, i cili përgjatë 20 viteve ka vëzhguar njerëzit e suksesshëm dhe ka ardhur deri tek përfundimi të cilin e ka emërtuar – Formula e suksesit. Formula bazohet në faktin se “çdo arritje, çdo pasuri e fituar, i ka rrënjët tek një ide e vetme!” Gjatë shkrimit të librit autorin e kanë frymëzuar edhe këshillat e miliarderit të njohur skotlandezo – amerikan, Andrew Carnegie.

  1. Iku bashkë me erën, Margaret Mitchell – botuar në 33 milionë kopje

Iku bashkë me erën (angl.Gone with the Wind) është një dramë romantike amerikane, ngjarja e së cilës zhvillohet në Gjeorgji gjatë luftës qytetare amerikane. Rrëfimi lidhet me jetën e Scarlett O’Hara, një vajzë me prejardhje irlandeze, një figurë komplekse që ballafaqohet me të gjitha vështirësitë që i sjell jeta. Libri ka marrë çmimin Pulitzer, ndërsa që është xhiruar edhe filmi me të njejtin emër. Filmi është bërë shumë i popullarizuar dhe i pëlqyer, ka fituar edhe çmimin Oskar, ndërsa sot hynë në listën e filmave më të shikuar të të gjitha kohërave. Gjithashtu është edhe në listën e 250 filmave më të mirë kinematografik sipas IMDb.com.

  1. Saga e Muzgut, Stephanie Meyer – botuar në 43 milionë kopje

Saga përfshin disa libra, Muzgun, Henën e re, Eklipsin dhe Agimin. Muzgu është një libër me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, ku lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. Librat i dedikohen lexuesve më të rinj, janë plot aksion, romantikë, por kanë rrëmbyer zemrat e miliona lexuesve anekënd globit.

  1. Kodi i Da Vinçit, Dan Brown – botuar në 57 milionë kopje

Kodi i Da Vinçit është roman fiksioni ku personazhi kryesor, hetuesi Robert Langdon, heton një vrasje që ka ndodhur në muzeun e Luvrit në Paris. Në një rrëfim të tendosur kriminalistik Langdon zbulon mundësinë që Jezu Krishti të ketë qenë i martuar me Maria Magdalenën dhe të kenë pasur edhe një fëmijë. Ky rrëfim i popullarizuar tashmë është bërë edhe një nga filmat më të shitur.

  1. Alkimisti, Paulo Coelho – botuar në 65 milionë kopje

Kur u botua në Brazil në vitin 1987, Alkimistit nuk i është dashur shumë kohë të bëhet një nga librat më të shitur, një bestseller. Libri është përkthyer në 67 gjuhë të botës, duke hyrë edhe në librin e Guiness-it për librin e autorit që në të gjallë është përkthyer në më së shumti gjuhë të botës. Me 65 milionë kopje të shitura Alkimisti bëhet libri më i shitur në histori. Ndërsa vet Paulo Coelho jo vetëm që është autori më i shitur por edhe autori më me ndikim.

  1. Kryezoti i unazave, J.R.R. Tolkien – botuar në 103 milionë kopje

Kryezoti i unazave është roman epik, fantazi, i shkruar nga filologu J.R.R. Tolkien. Romani ka lidur si vazhdimësi e tregimit për fëmijë “Hobit”, por u zgjerua në një vepër shumë më të madhe e më komplekse. Kryezoti i unazave tashmë është bërë edhe film shumë i shikuar.

  1. Harry Potter, J.K. Rowling – botuar në 400 milionë kopje

Librat Harry Potter përmbajnë një seri prej shtatë romanesh fantazi të autores britanike J.K. Rowling. Bota magjike e magjistarëve dhe lufta midis të keqes e të mires është bartur edhe në film. Harry Potter është një fenomen botëror i llojit të vet me të cilin janë mrekulluar edhe fëmijët edhe të rriturit.

  1. Citatet nga vepra e Mao Tse Tung-it, Mao Tse Tung- botuar në 820 milionë kopje

I botuar për herë të parë në vitin 1966, libri “Citatet nga vepra e Mao Tse Tung-it”, i quajtur edhe “libreza e kuqe e vogël” është një pikëpamje e autorit për ideologjinë e partisë komuniste kineze, dedikuar popullit kinez. Libri përmban citate të Mao Tse Tung-it nga periudha kohore 1927 – 1964.

  1. Bibla – botuar në 3,9 miliardë kopje

Bibla edhe më tutje qëndron në krye të listës së librave më të lexuar në botë. Ajo përmbledhë dhe përshkruan veprimet e Zotit dhe qëllimin e çdo gjëje mbi botë. Bibla është shkruar përgjatë 16 shekujve dhe përfaqëson bashkimin e 66 librave të cilat përmbajnë porosinë e Zotit.

Me hulumtimin e vet, autori amerikan James Chapman ka zbuluar se ekziston edhe një numër i madh librash të botuar poashtu në numër të madh kopjesh, por që nuk kishin shitje te mjaftueshme, prandaj nuk kanë hyrë në këtë listë librash. Pavarësisht nga të gjitha, është mjaft mbresëlënës fakti se përkundër ritmit të shpejtuar dhe stresant të jetës, leximi është edhe më tutje pjesë e aktiviteteve tona të përditshme. /KultPlus

Postimi i mëparshëm

Seminari i Gjuhës bën bashkë 90 studiues nga bota

Postimi tjetër

Nora Istrefi ndahet përfundimisht nga Robert Berisha

Të ngjajshme Postime

Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!
Libri

Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!

14 June 2025
Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit
Libri

Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit

29 May 2025
Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!
Libri

Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!

28 May 2025
“Jetë me Imazhe” dhe “Imazh pas imazhi” dy libra të rinj të piktorit poet!
Libri

“Jetë me Imazhe” dhe “Imazh pas imazhi” dy libra të rinj të piktorit poet!

19 May 2025
Filxhani me buzë të kafshuara
Libri

Filxhani me buzë të kafshuara

17 May 2025
Kur shtrihej dora e pajtimit
Libri

Kur shtrihej dora e pajtimit

14 May 2025
Postimi tjetër
Nora Istrefi ndahet përfundimisht nga Robert Berisha

Nora Istrefi ndahet përfundimisht nga Robert Berisha

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu