Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk ka folur për media qëkur u ngrit aktakuzë ndaj tij nga Specialja, të mërkurën, shkruan InLajmi.
Ai ishte rrugës për Washington kur aktakuza u publikua, për çka anuloi vizitën.
E ai sot ka njoftuar se ka mbërritur në Tiranë dhe të dielën mban konferencë për media.
Postimi i plotë i tij:
Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.
Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.
Gjithmonë i juaji, deri në fund./InLajmi/