Duke e cilësuar si veprim të mirë kthimin e presidentit Hashim Thaçi nga rruga për në Washington për takimin me Serbinë, pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special të Gjykatës Speciale, anëtari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se veprim të njëjtë duhet të ndërmarrë edhe kryeministri Avdullah Hoti.
Sipas tij, tash me presidentin e Serbisë mund të takohet vetëm një kryeministër i papërgjegjshëm.
“Ne kemi menduar se edhe pa aktakuzë, fakti që Thaçi t’i prijë dialogut me Serbinë është i dëmshëm për Kosovën. Lëre më tash me aktakuzë. Çështja ndërlikohet edhe më shumë për arsye se tash këtu zoti Thaçi hyn në kategorinë e të gjysmëakuzuarit deri tash. Veprim i mirë i tij (Thaçit) kthimi nga Washingtoni. Jo që do të ishte e ndërlikuar për Kosovën, por edhe për Shtëpinë e Bardhë që të shkonte një person të cilit i është deponuar një aktakuzë e tillë”, ka thënë Konjufca në Deskun e Kohës.
Ai ka thënë se ky është zhvillim serioz në skenën politike, që dëmton vendin.
“Nuk e di si shkon edhe zoti Hoti. Një zhvillim i ri serioz në skenën politike që pikë së pari dëmton Kosovën. Duhet të reagojmë në këtë pretendim. Ata s’do të thirren si personalitete por në cilësinë e ushtarit të UÇK-së. Kjo e dëmton Kosovën, sepse shënjestër është UÇK-ja. Qeveria s’mund t’i mbyllë sytë e të thotë se s’ishte asgjë, ne shkojmë e bëjmë marrëveshje me Vuçiqin. Është denigurese edhe duke marrë parasysh se ka informacione që prej atyre që do të jenë aktakuza e me të cilat janë marrë ato pretendime ka kontribuar Serbia”, skruan Klan Koso
“Ajo ka kontribuar me kinse prova të dorëzuara kundër UÇK-së. Duke pas parasysh këtë, dhe të takohesh me Vuçiqin në këto momente është e vështirë. Do ta bënte vetëm një kryeministër i papërgjegjshëm”, ka thënë Konjufca.