Për aktakuzën ka reaguar ish ministri i jashtëm dhe kreu i AKR-së Behxhet Pacolli duke thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se besoj në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, përcjell InLajmi.
“Kosova ka luftuar një luftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë.
Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë./InLajmi/




















