Presidenti Hashim Thaçi ka anuluar fluturimin për në Washington. Këtë e ka bërë të ditur përmes Twitter i dërguari special i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përcjell InLajmi.
“Presidenti i Kosovës sapo na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin për në Washington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje. Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar ai në Twitter./InLajmi/