Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se si në zgjedhjet e viteve të kaluara edhe në zgjedhjet e fundit të Serbisë shqiptarët kanë fituar vetëm dy vende në parlamentin e atjeshëm.
“Tani qe u bë “bashkimi i shqiptarëve” fituan prapë as më shumë e as me pak se dy deputetë”, shkroi Musliu në Facebook.
Postimi i plotë i saj:
SHUMË ZHURMË PËR ASGJË
Shqiptaret paskan fituar dy deputet ne Kuvendin e Serbisë dhe qenka berë nami.
Çka pritet prej një Beogradi i cili nuk njeh gjuhën shqipe, flamurin e shqiptarëve, identitetin e shqiptarëve, të drejtën e zhvillimit të mirfillt të arsimit shqip, zhvillimit ekonomik.
Kosova Lindore prej zgjedhjeve të para parlamentare të vitit 1990 deri më tani në përbërje të Parlamentit Sërb kishte përfaqësuesit e vet edhe atë:
– në zgjedhjet e vitit 1990 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 1993 – dy deputet.
– në zgjedhjet e vitit 1997 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2007 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2008 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2012 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2014 – dy deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2016- një
Mos harroni këto vende i fitonte vetëm PVD-ja.
Tani qe u bë “bashkimi i shqipëtarve” fituan prap as më shumë e as me pak se dy deputetë.
Dhe pyetja ime konkrete per Gent Cakajn dhe te gjithë ata që u ekzaltuan nga “bashkimi i shqiptarëve” është:
Ku janë Shqiptarët e Kosovës Lindore??? Dikur vetem PVD i fitonte dy deputet tash te gjithë bashkë dy deputet.
A po zbrazet Kosova Lindore? A kemi strategji e planë kombëtar ta ndalojmë zbrazjen e Kosovës Lindore nga shqiptarët??? Mendoj se këtu duhet të përqendrohet vëmëndja jonë sepse pak ka randësi a i fituan dy apo katër deputet.
Pesha e tyre ne një Kuvënd me përbërje 61% ultranacionalist serb është zero./InLajmi/