Në disa qytete të Kosovës, janë duke u zhvilluar punimet në projekte investive të KEDS-it, si në Drenas apo Podujevë.
Paralelisht gjatë gjithë kohës zhvillohen punime për sigurinë e sistemit. Natyra e punimeve të tilla ka të bëjë me ngritjen e shtyllave, ndërrimin e përçuesve të dëmtuar dhe punime të tjera përcjellëse në rrjetin ekzistues.
Këtë javë në Distriktin e Prishtinës, Mitrovicës, Gjilanit, Pejës dhe Ferizajit do të ketë punime të ndryshme, punime investive, mirëmbajtje të rrjetit, punime të domosdoshme për siguri të sistemit si dhe punime nga palët e treta./InLajmi/