Gjykata e Prizrenit ka dënuar me 22 vjet burgim, Darko Tasiq, për krime lufte në Krushë të Vogël .
Banorët e Krushës së vogël por edhe asaj të madhe u ndanë të pakënaqur më dënimin e shqiptuar. Gjyqtari, Artan Sejrani, në aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq, ka marrë vendim për dënimin e tij me 22 vjet burgim, duke e shpallur fajtor në dy pika të aktakuzës.
Pas shpalljes së dënimit, me masën e shqiptuar ishin të pakënaqur banorët e Krushës së Vogël të cilët ishin tubuar para objektit të Gjykatës, në pritje të këtij vendimi, raporton TV Prizreni.
Më pas, situata eskaloi pasi krushjanët në shenjë pakënaqësie iu vërsulen veturës së Shërbimit Korrektues ku sipas tyre ndodhej i dënuari Tasiq, por ata u pamundësuan t’i afrohen veturës nga policia, ku u krijua edhe një tollovi e madhe me ç’rast kishte edhe të lënduar, ku disa prej tyre janë dërguar për tretman mjekësor në institucione shëndetësore.