Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 678 raste të reja të koronavirusit.
Ky institut raportoi se numri i përgjithshëm i viktimave është 8,882, ndonëse një ditë më parë kjo shifër ishte 8,883. Nuk është dhënë ndonjë sqarim pse numri i së dielës është për një më i vogël se numri i së shtunës.
Sidoqoftë, kjo nënkupton se gjatë 24 orëve të kaluara nuk është shënuar asnjë viktimë e re e koronavirusit në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë.
Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja, shkruan “The Guardian”.
Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe ka filluar t’i largojë masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen.