Dhe pse meteorologët shënojnë 1 qershorin si datë zyrtare të nisjes së sezonit të verës, për astronomët është pikërisht 21 qershori që i jep mirëseardhjen verës. Kjo ditë është më e gjata e vitit me më shumë orë diellore: 15 orë e 15 minuta
Mirë se erdhe verë: Në orën 23.44 do të shënohet solstice që do i japë mirë se ardhjen sezonit më të nxehtë të vitit dhe ditës më të gjatë e cila do të zgjasë 15 orë dhe 15 minuta. Një datë e tillë zakonisht shënohet në 21 qershor por në varësi të zhvendosjes së kalendarit, ndonjëherë regjistrohet mes 20 dhe 22 qershorit si këtë vit.
Dhe këtë vit, për një përshëndetje speciale stinës së verës, do të jetë dhe dielli me një eklips unazor pak orë nga solstice dhe i dukshëm në pjesën më të madhe të Europës. Gjatë solsticit, mesditën e orës diellore, më saktë orës 13.00 dielli do të arrijë pikën maksimale të ngritjes në horizont.
Sipas astronomëve sot nis sezoni veror, por për meteorologët vera nis zyrtarisht në 1 qershor. Në çdo rast, fjala solstic vjen nga latinishtja solstitium, një bashkim I “diell” dhe “ndaloj” dhe I referohet faktit se në 21 qershor dielli duket shumë lart në qiell dhe jep maksimumin e ndriçimit të tij. Në terma më shkencore, dielli I solsticit të qershorit është pranë majës, në pikën më veriore të ana lemës që është figura gjeometrike e cila përfitohet duke projektuar sferën bojë qielli në planin meridian të vendit të vëzhgimit.