Aeroporti i Prishtinës ka lëshuar edhe një komunikatë lidhur me fluturimet dhe anulimin e tyre, përcjell InLajmi.
Në këtë komunikatë thuhet se Qeveria e Kosovës është autoriteti përkatës që vendos për datën e lejimit të fluturimeve, dhe si e tillë, pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve duhet të adresohen atje.
“Më tej, ju njoftojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota”, kanë thënë nga Aeroporti i Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
Sqarim për udhëtarët,
Duke pasur parasysh që po pranojmë kërkesa të panumërta, për datën e operimit të plotë të fluturimeve, mirësisht ju njoftojmë se:
Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje poashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.
Më tej, ju njoftojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.
Njëherit, falenderojmë mediat që vazhdimisht kanë dhënë njoftimet e sakta sa i përket kësaj çështje!
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!./InLajmi/