Shtetet e Bashkuara kanë zvogëluar prezencën e tyre ushtarake në Afganistan, sikurse ishte arritur pajtueshmëri me talibanët në muajin shkurt, ka thënë gjenerali që mbikëqyr këtë rajon.
“Ne jemi pajtuar që arrijmë në mesin e 8,000 trupave brenda 135 ditëve”, ka thënë gjenerali, Kenneth McKenzie, udhëheqës i Komandës Qendrore amerikane, në një ngjarje të organizuar nga Instituti Aspen.
Marrëveshja e arritur në muajin shkurt parasheh mënyrën e largimit të trupave amerikane dhe synon të hapë rrugën për bisedime paqësore në mes të talibanëve dhe qeverisë së mbështetur nga SHBA-ja në Kabul.
Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara janë pajtuar për të zvogëluar numrin e trupave në Afganistan, nga 12,000 në 8,600, deri në mesin e muajit korrik, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Nëse parashikimet ecin mirë, të gjithë trupat amerikane dhe trupat tjerë të huaj do të largohen nga Afganistani në mesin e vitit të ardhshëm.