Situata e krijuar gjatë pandemisë COVID-19, ka shkaktuar që shumë zejtarë dhe biznese të mbyllen, dhe shumë tē tjerë e kanë të vështirë ta rimarrin veten, – tha për InLajmin, Nexhmedin Hoti, drejtor ekzekutiv i SHZAP në Prizren.
Bordi i Shoqatës të Zejtarëve dhe Afaristëve në Prizren, përmes shumë takimeve në teren, me anëarët e saj, gjatē muajit maj dhe fillimi i qershorit, ka identifikuar disa veprime që duhet tē ndërmerr qeveria e Kosovës, por edhe ajo komunale për rimëkëmbje më të shpejtë ekonomike.
“Pa intervenimin e Institucioneve tona komunale e qendrore zejtarët dhe afaristët prizrenas, nuk mund ta rimarrin veten nga situata e Pandemisë. Ndaj, të gjithë ne duhet të kontribuojmë në këto kohëra të vështira të luftimit të pandemisë globale #Covid 19#, dhe bashkërisht ta ndajmē barrën e krizes ekonomike.
Nisur nga kjo, Bordi i SHZAP në Prizren, gjatë shumë takimeve me anëtarët e saj në teren, i ka identifikuar 12 kërkesa dhe nevoja urgjente për tejkalimin e kollapsit ekonomik që po e kërcënon jo vetëm zejtarët dhe afaristĕt prizrenas” – shprehet Nexhmedin Hoti.
Në këtë listë, të SH.Z.A.P në Prizren e cila do t’i dërgohet tē gjithë faktorëve relavent dhe Institucioneve komunale e qendrore, janē këto kërkesa urgjente;
- Kompenzimi i pagave për muajin mars dhe prill, si dhe pagesa e 50% e qerave.
- Të bëhet deri me 30 shtator 2020, shtyerja e pagesës së tatimeve për tremujorin e parë.
- Të paguhet nga qeveria interesi i kredisë për këtë vit, bizneseve që janē efektuar nga Pandemia.
- Të ulet pragu i TVSH-së deri ne 5%, pĕr prodhuesit vendor dhe veprimtaritë hoteliero turistike.
- Të subvencionohen nga qeveria pagesat vjetore të arkave fiskale.
- Të zgjatet edhe për disa muaj kompenzimi i pagave dhe i qerave.
- Subvencionimi i stokut të grumbulluar pēr kompanitē e përpunimit tē qumshtit.
- Të subvencionohet njē pjesë e interesit të kredisë dhe të stimulohet tregtia.
- Nga institucionet komunale kërkohet tĕ hiqet taksa komunale për periudhēn e viteve 2019/2020.
- Të subvencionohet marketingu pĕr veprimtaritĕ hiteliere e turistike si dhe të bëhet dezinfektimi i hapsirave të kĕtyre veprimtarive.
- Lirimi nga Tatimet dhe subvencionimi 100% i pagesës vjetore të arkave fiskale për zejet si; Filigranet, briskagjitë, orëtarët, farkatarĕt dhe disa artizanateve të tjera.
- Kërkohet një mobilizim i Institucioneve përkatēse për t’i identifikuar të gjitha veprimtaritë biznesore të cilat nuk janë të regjistruar pranë zyres për regjistrimin e bizneseve. Osman Goranci/InLajmi/