Kryetari i Nismes Fatmir Limaj, dhe shumë qytetarë e aktivistë, i kanë dhënë lamtumirën e fundit, pjesëtarit të kësaj partie, që humbi dje jetën në aksident, përcjell InLajmi.
“Shumë e vështirë për të gjithë ne, t’i jepnim sot lamtumirën e fundit Albertit, një djali shembullor, aktivistit tonë të jashtëzakonshëm. Na le shpejt, Albert” shkroi Limaj në facebook.
Ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi dhe gjithë miqve të tij./InLajmi/