Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën foli për takimin e 27 qershorit në Washington, raporton InLajmi.
Thaçi ka thënë takimi në Washington është kthesë historike për Kosovën.
“Takimi i Washingtoni po afrohet dhe institucionet e Kosovës e kanë marrë seriozisht dhe atje shkojmë me parime të qëndrueshme. Takimin e paralajmëruar e konsiderojmë si kthesë historike dhe një proces shumë të vështirë por i domosdoshëm për arritjen e paqes”
Ai ka thënë se do të ketë një bashkëpunim ndërinstitucional për përfaqësimin e Kosovës në Washington.
“Qytetarët e Kosovës e dinë se gjithmonë nga Washingtoni kanë ardhur lajme të mira, prandaj kam besimin se takimi do ti kontribojë konsilidmit të brendahme dhe atij ndërkombëtar të Kosovës.
Presidenti konfirmoi se Kosova shkon me flamurin shtetëror, kurse BE në ketë proces hynë me një hendikep të madh pa liberalizim të vizave për Kosovën./InLajmi/