Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, bartja e maskave dhe mbajtja e distancës në Institucionet Publike është bërë e obligueshme.
E pikërisht mos respektimi i këtyre masave kohëve të fundit ka bërë që rastet me virusin korona brenda ditës të jenë mbi 100.
Ndërkohë, mikrobiologu kosovar, konfirmoi që pikërisht rritja e rasteve vjen si pasojë e mosrespektimit të masave.
Raka gjithashtu shpreh shqetësimin e tij lidhur me kapacitetet e Klinikës Infektive, nëse vazhdon ky trend.
Ngritja e rasteve të ditëve të fundit është reflektim i moszbatimit të masave parandaluese, ne kemi thënë prej fillimit që vaksine nuk ka prandaj ilaçi i vetëm është parandalimi, shtoi Raka
“Me një trend të tillë të rritjes shumë shpejt mund të mbingarkohen kapacitetet në Klinikën Infektive sepse për 3 ditë, prej 40 pacienteve janë 60. Por me këtë trend shumë shpejt mund të rritet”, ka thënë mikrobiologu, në emisionin Frontal të T7,
Mikrobiologu thotë se ende situata është nën kontroll, derisa thotë se jo domosdoshmërisht çdo rast do të spitalizohet.






















