Mesfushori kosovar, Milot Rashica nuk arriti t’i japë fund ecurisë pa shënuar gol në Bundesligë që nga muaji dhjetor, gjatë humbjes me rezultat 1:0 të Werder Bremenit kundër Bayern Munichu, përcjell InLajmi.
Goli i fundit i Milot Rashicës në Bundesligë erdhi në 14 dhjetor të vitit të kaluar, pikërisht në ndeshjen kundër Bayernit, të cilën megjithatë Bremeni e humbi me rezultat 6:1.
Që nga atëherë, Rashica nuk ka arritur të shënojë gol, përkundër që i ka zhvilluar plot 16 ndeshje të tjera në ligën gjermane, por ka kontribuar me dy asiste – kundër Hertha Berlinit më 7 mars dhe kundër Schalkes më 30 maj.
Nga gjithsej 62 minuta lojë, Rashica dështoi ta bëjë edhe një tentim të vetëm drejt portës, duke regjistruar zero goditje brenda dhe jashtë kuadratit të portës. Ai ishte gjithashtu i pasuksesshëm në tentimin e tij të vetëm për driblim. /InLajmi/