Në vendin tonë janë raportuar edhe 141 raste të reja me koronavirus, dhe vetëm 5 persona të shëruar, shifra këto rekorde që nga fillimi i pandemisë, përcjell InLajmi.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 42, komuna e Vushtrrisë 30 raste , komuna e Pejës 18 raste , komuna e Mitrovicës 11 raste komuna e Obiliqit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Obiliq, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Podujevë 4 raste 3 raste Mamushë, 2 raste Viti dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kamenicë, Partesh, Gabricë-Kaçanik dhe Rahovec.
Kujtojmë se edhe mbrëmë me koronavirus kanë rezultuar pozitiv 129 persona ndërsa sot 1 person ka ndërruar jetë./InLajmi/




















