Një grup përfaqësues të jetës së natës në Kosovë sot zhvilluan një takim me Ministrin e Shëndetsisë ,Armed Zemaj, përcjell InLajmi.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi tha se e kuptojmë që situata në Kosovë me Covid-19 është jo e mirë mirëpo gjendja ekonomike është edhe më alarmante.“Kosova infuzionin kryesor financiar e ka diasporën dhe me remitencën e marrë gjatë verës jeton për 10 muaj të tjerë. Ne nuk kemi nevojë të sjellim edhe një smundje ekonomike në Kosovë, pra ate të varfërisë së skajshme” tha ai.
Ne në takim, ministrit i kanë shprehur gatishmërinë për implementin e Manualit që e ka përgatitur Ministria e Shëndetsisë, dhe janë në gjendje t’i përmbahemi plotësisht.
“Shumë industri janë të lidhura me industrinë tonë dhe dëmet ekonomike mund të jenë aq të mëdha saqë i vuajmë për 10-15 vitet e ardhshme” shtoi ai.
Ka shumë zgjidhje më të mira për mbrojtjen nga Covid-19 se sa mbylljen e sektorëve kyq të “turizmit” të vendit tonë./InLajmi/




















