PULS I ZEMRËS
Edhe sikur të provoja
Zemra dot jashtë s’do të të nxirrte
Dhe njëmijë jetë të jetoja
Çdo natë zëri yt do më thirrte
Jam këtu…A të kujtohem ?!
Rrugëve të harrueme po shëtis
Ruaj pragun e ëndrrës sonë
Syve të zemrës u kam vënë tis
Jam atje, me ty isha sot
Veshur mbaje këmishë të bardhë
Mu si shpirti yt shkëlqim bore
Lehtë po ndjeja aromën e saj
Jemi bashkë, a nuk më sheh ?
Pse bëhesh sikur s’dëgjon ?
Më prek, më puthë, tani më njeh
Ose të paktën shikomë
Mos më humb se do humbasësh veten
Zemra ime s’rrah e vetme
Ç’do frymë e jotja është puls i saj
Përtej botës së përjetshme
Shkruan: Mentor Mani