Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran që ka institucionet e tij të zgjedhura në mënyrë demokratike, përcjell InLajmi.
Zyberaj tha se për çështje të rëndësishme që janë thelbësore për të ardhmen e vendit. nevojitet përfshirje dhe mbështetje e gjerë e spektrit politik për të siguruar konsensus dhe unitet të vendit për çështjet sfiduese që presin Kosovën.
“Asnjë udhëheqës ose bartës institucional individualisht nuk ka legjitimitet të negociojë vetëm me Serbinë një marrëveshje paqeje, por duhet përfshirje të liderëve politik, për të siguruar që një marrëveshje e tillë të përmbush konsensus të gjerë dhe të zbatueshëm”.
Ai theksoi se veprimet e vetmuara nuk i shërbejnë interesit të Kosovës duke thënë se vendi është një demokraci parlamentare ku Kuvendi ka fjalën e fundit për çështje të rëndësishme si një marrëveshje e tillë me Serbinë./InLajmi/