Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është shprehur kundër rikthimit të masave kufizuese.
Zemaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se do të bëjë përpjekje maksimale që të mos kthehen masat paraprake dhe gjendja e jashtëzakonshme.
“Është problem nacional se si duhet t’i adresohemi problemit. Unë kam përballë zyrën e vullnetareve që janë psikolog e psikiatër.
Brenda orës ka qindra thirrje nga qytetarë që kërkojnë ndihmë pas pandemisë.
Ne do të angazhohemi në maksimum që të respektohen masat dhe të barten maskat aty ku nuk mund të respektohet distanca…Angazhohem 24 orë që të mos ketë rikthim të masave”, tha ai,