Anëtari i kryesisë së PDK-së Betim Gjoshi, ka reaguar pas rasteve të reja në vend, duke thënë se shifrat e ditës së sotme flasin për 129 të infektuar me Covid-19 dhe nuk kemi nevojë ta fshehim, këto janë dhuratë nga Albin Kurti dhe Arben Vitia, përcjell InLajmi.
Ai tha se këto shifra janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes.
Kurse, komplet keqmenaxhimi i pandemisë është për shkak të dy partive politike LDK-së dhe VV-së, të cilat edhe pse ishin partnerë në qeverisje më shumë luftuan njëra tjetrën se koronavirusin./InLajmi/