Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, mund të rikthehet në Premier Ligë pas 11 viteve, me Chelsean që thuhet se ka shprehu interesim për të.
Sipas asaj që shkruan ‘Calciomercato’, Chelsea është duke menduar të dërgoj një ofertë drejt Juventusit për sulmuesin portugez.
Sipas mediumit italian, klubi londinez do ofrojë 120 milionë euro për 35 vjeçarin, i cili iu bashkua kampionit italian para dy viteve.
Pavarësisht moshës, CR7 ende po vazhdon me formën e lartë. Ai gjatë këtij sezoni ka regjistruar 33 paraqitje, teksa ka shënuar 25 gola dhe 4 asistime, transmeton Metro.
Ndryshe, Cristiano Ronaldo ka kontratë të vlefshme me Juventusin deri më 2022.