Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, vjen nesër në Prishtinë për ta prezantuar ofertën verore 2020, masat e ndërmarra rreth COVID-19 dhe shumë e shumë aspekte tjera, përcjell InLajmi.
Takimi do të zhvillohet në Hotel Sirius dhe aty do të jenë përfaqësues të kompanive të ndryshme turistike nga Kosova, kreu i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi dhe shumë zyrtarë tjerë nga Kosova e Mali i Zi.
“Nesër, nga ora 10:00, në hotel Sirius në Prishtinë, Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë zhvillojnë një takim informues me zyrtarë institucionalë e biznese të fushes së turizmit, ku edhe prezantohet oferta verore e Ulqinit për vitin 2020”, thuhet në një njoftim derguar mediave./InLajmi/