Deputeti nga radhët e PDK-së Sejdi Hoxha Sot se bashku me Deputeten Eliza Hoxha vizitoi Qendrën për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, përcjell InLajmi.
Ai falënderoi Drejtoreshën e kësaj qendre Kadire Tahiraj e cila i njoftoi në detaje për punën e shkëlqyer që është duke e bërë kjo qendër në përmirësimin e të drejtave të grave.
Hoxha u shpreh se si deputet shprehem gatishmërinë tonë të plot për ta ndihmuar këtë qendër e cila po bënë punë të shkëlqyer në përmirësimin e të drejtave njerëzore të grave, përmirësimin e mirëqenies sociale si dhe promovimin e të drejtave të tyre./InLajmi/