Këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj tha se ish-kryeministri Albin Kurti, i përdor datat historike për të organizuar protesta apo manifeste politike, përcjell InLajmi.
Ndaj kësaj tendence të Kurtit ka reaguar këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, duke thënë se si i vonuar në çdo proces të rëndësishëm historik, Albin Kurti po tenton të përfitojë nga datat historike për ta kompensuar deficitin patriotik të humbur ndër vite.
“Më herët kishte provuar të përfitonte nga simbolika e 28 nëntorit, duke organizuar protestë.
Sot, duke vepruar njëjtë, provoi të përfitojë edhe nga simbolika e 12 qershorit.
Si i vonuar në çdo proces të rëndësishëm historik, Albin Kurti po tenton të përfitojë nga datat historike për ta kompensuar deficitin patriotik të humbur ndër vite!”, ka shkruar Behramaj.
Lëvizja Vetëvendosje dje ka shënuar 15 vjetorin e themelimit, me një tubim në shesh./InLajmi/