Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurencës, Valon Prestreshi, dje gjatë ditës ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan InLajmi.
Ai ka shkruar në facebook, duke thënë se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është duke punuar me kapacitete të kufizuara, meqë unë jam testuar pozitivisht me virusin COVID.
Prestreshi gjithashtu ka njoftuar se ka njoftuar kolegët e AKK-së, të cilët tashmë janë testuar dhe janë në pritje të rezultateve.
E sot ai ka postuar një fotografi në facebook, ku shihet teksa po e lufton koronavirusin bashkë me qenin e tij Leon.
Ndryshe sot në vend ka ndërruar jetë një 71 vjeçar nga Komuna e Prizrenit, i cili përpos koronavirusit kishte edhe sëmundje tjera përcjellëse./InLajmi/