Kryetari i Aleancës së Biznesit, Agim Shahini i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që të mblidhen urgjentisht dhe të hartojnë politika për rimëkëmbjen ekonomike të të dyja shteteve, shkruan InLajmi.
Shahini, gjithashtu tha se në rast të një vale të dytë të pandemisë kufiri me Shqipërinë nuk duhet të mbyllet në asnjë mënyrë.
“Dy qeveritë e vendeve duhet urgjentisht të mblidhen për të tejkaluar problemin ekonominë dhe pandeminë, duke krijuar politika afatshkurtra dhe afatmesme për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe nëse vjen prapë ndonjë epidemi, Kosova dhe Shqipëria asnjëherë nuk guxojnë të i mbyllin kufijtë”, deklaroi Shahini
Kryetari i Aleancës së Biznesit ka mirëpritur planin e Qeverisë për Rimëkëmbje Ekonomike dhe është shprehur se me këtë plan mund të ketë një rimëkëmbje të shpejtë dhe do të rritet fuqia konsumuese.
“Qeveria e tanishme në ekspozeun para deputetëve e ka elaboruar se si do t’i merr ato mbi 1 miliard për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe nëse do të veprohet ashtu siç është paraqitur në programin e qeverisë ajo do të jetë një qeveri që mund ta rimëkëmb ekonominë duke rritur fuqinë konsumuese”, ka thënë ai.
Shahini më tutje ka thënë se punëtorët të cilët kanë pësuar nga pandemia presin nga Qeveria që tu dal në ndihmë dhe se për bizneset kjo është shpresa e vetme për një rimëkëmbje. /InLajmi/