Deputetja e Vetëvendosjes Saranda Bogujevci, ka thënë se nuk dua t’i përfshijë të gjithë në një grup, por një pjesë e madhe e gjërave që ka bërë LDK-ja, unë e shoh si veprim i njerëzve pa kurriz.
Ajo ka thënë se as që vihet në diskutim ndihma dhe lidhja e shqiptarëve me SHBA-të, por sipas saj, VV-në e shpallin si anti-amerikane ata që nuk kanë argumente tjera dhe tregohen pakurrizorë ndaj proceseve të rëndësishme.
Sipas saj, nëse spektri politik do të ishte njëzëri për reciprocitetin, atëherë ndërkombëtarët do të kishin qasje tjetër, përcjell Reporteri.
“Derisa ne jemi shtet i brishtë, nuk do të mund të jemi asnjëherë të barabartë as në nivel ndërkombëtar e as karshi Serbisë”, ka deklaruar Bogujevci.
Ndryshe sot deputetja në tubim kërkoi zgjedhje të reja për vendin.