Në Kosovë, javën e fundit ka pasur rritje të madhe të numrit të personave të infektuar me koronavirus, ndërsa qytete me më së shumti raste ishin Vushtrria, Prishtina dhe Fushë Kosova, përcjell InLajmi.
Raste pozitive u konfirmuan edhe në mësin e punëtorëve të organizatave si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, bëhet e ditur në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Instituti i Shëndetësisë Publike gjatë ditë së sotme ka njoftuar së janë konfirmuar 58 raste pozitive me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim.
Deri më sot në Kosovë janë gjithsej 1,326 raste të konfirmuara me koronavirus ku prej tyre 921 janë shëruar dhe 31 kanë vdekur. /InLajmi/