Xhavit Haliti flet për ngjarjen më madhore të Kosovës dhe përgjithësisht të kombit shqiptar duke thënë se kujtim, nderim dhe respekt të pakufishëm të gjitha përpjekjeve tona mbi njëshekullore, që kulmuan me luftën çlirimtare, sakrificave dhe gjakut të derdhur për ta jetësuar këtë ditë , përcjell InLajmi.
Ai është falenderues dhe mirënjohës Aleancën Veriatlantike (NATO), të prirë nga partneri stretegjik i kombit shqiprar, SHBA-të.
Haliti uron të gjithë qytetarëve të Kosovës Ditën e Çlirimit.
Postimi i plotë i tij
Dita e Çlirimit të Kosovës shënon një nga ngjarjet më madhore të Kosovës dhe përgjithësisht të kombit shqiptar.
Kujtim, nderim dhe respekt të pakufishëm të gjitha përpjekjeve tona mbi njëshekullore, që kulmuan me luftën çlirimtare, sakrificave dhe gjakut të derdhur për ta jetësuar këtë ditë.
Falenderim dhe mirënjohje të posaçme për Aleancën Veriatlantike (NATO), të prirë nga partneri stretegjik i kombit shqiprar, SHBA-të.
Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës! XHH /InLajmi/.