Edhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i uroj Kosovës 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës duke thënë se rrugën për liri të cilën e ndjekëm ne e përmbylli vendosmëria e aleatëve tanë ndërkombëtarë, përcjell InLajmi .
Me largimin e ushtrisë së Serbisë nga Kosova, ne hapëm një kapitull të ri në historinë tonë- atë të zhvillimit,
demokratizimit dhe shtet-ndërtimit.
Jahjaga thotë se jemi rrëzuar shpesh për t’u zgjuar sërish më të fortë se kurrë, kemi gabuar për të mësuar që të mos gabojmë më, kemi arritur shumë.
Por, fatkëqësisht, kemi çaluar në rrafshe ku do duhej të ecnim me shpejtësi shumë më të madhe.
Ajo thotë se rruga nga çlirimi deri te pavarësimi e zhvillimi ynë i vazhdueshëm si demokraci e re nuk mund të imagjinohet dot pa mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë- Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, dhe NATO-s.
Përjetësisht mirënjohës! Urime Dita e Çlirimit!
Postimi i plotë i saj
Sot shënojmë 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës! Rrugën për liri, të cilën e trasuam ne, e përmbylli vendosmëria e aleatëve tanë ndërkombëtarë brenda Aleancës Veri-Atlantike, e cila i dha fund krimit që Serbia po ushtronte ndaj një populli të tërë.
Me largimin e ushtrisë së Serbisë nga Kosova, ne hapëm një kapitull të ri në historinë tonë- atë të zhvillimit, demokratizimit dhe shtet-ndërtimit. Gratë kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë rol kyç në të gjitha këto procese; ato janë pjesë e pandashme jetës demokratike!
Përgjatë viteve kemi synuar progresin duke u përpjekur, në të njejtën kohë, të luftojmë regresin. Jemi rrëzuar shpesh për t’u zgjuar sërish më të fortë se kurrë. Kemi gabuar për të mësuar që të mos gabojmë më. Kemi arritur shumë! Por, fatkëqësisht, kemi çaluar në rrafshe ku do duhej të ecnim me shpejtësi shumë më të madhe.
Rruga nga çlirimi deri te pavarësimi e zhvillimi ynë i vazhdueshëm si demokraci e re nuk mund të imagjinohet dot pa mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë- Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, dhe NATO-s.
Përjetësisht mirënjohës! Urime Dita e Çlirimit! /InLajmi/