Për nder të 21 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, do hapet për vizitorët ish-burgu i Prishtinës, që ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”, përkrah Stacioni të Policisë, përcjell InLajmi.
Ish-burgu do të hapet në ora 10:00, ndërsa planifikohet që në të ardhmen të shndërrohet në muze.
Në hapjen e “Strehës së kujtimeve, Burgut të përndjekjes” për vizitorë, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi./InLajmi/