Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se si subjekt i opozitës nuk do të lejojnë që të luhet me simbolet shtetërore, raporton InLajmi.
Pas pohimit të zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimaj se kur ka marrë zyrën nuk ka pasë simbole shtetërore, Musliu diu iu referuar Qeverisë Kurti ka theksuar: “Simbolet nuk janë logjistikë. Lojën me simbole e ka filluar ‘Qeveria Shkruti’”.
“Ne si deputet nuk guxojmë të vazhdojë të njëjtën lojë. Ata që poshtërojnë simbolet e Kosovës të sanksionohen. Kosova nuk është në ditë që dikush të luajë me simbolet e saja. Duhet të ndërpritet kjo një orë e sa më parë.
Sipas Musliut pasojat e Qeverisë Kurti janë të pariparueshme për vendin. /InLajmi/