Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se nuk duhet krijuar huti dhe panik në opinion kur është në pyetje shëndeti publik, raporton InLajmi.
Zemaj në Kunvdend ka komentuar hapjen e kufijëve të Kosovës
Zemaj shtoi se dy ditët e para të hapjes së kufijve janë futur 13 mijë qytetarë në Kosovë.
“Për dy ditë pa mbërri ditën e tretë në Kosovë janë futur 13 mijë qytetarë, hyrja e tyre me vendimin që ata të shkojnë me vetizolim për 7 ditë ka qenë e pamundur jo vetëm të monitorohet, por edhe të zbatohet nga agjencitë e inspektimit, por as nga Policia e Kosovës. Kur flasim për policinë e potencuan se ka konflikt ligjor mes kompetencave dhe askush s’mund të ndërhyrje në një kompetencë tjetër ligjore dhe për këtë është deklaruar edhe Gjykata Kushtetuese, e në të cilat nuk dua as të interferojë dhe as ti shoh me një sy kritik.
Zemaj ka shtuar se Mënyra e menaxhimit të tyre na ka detyruar që me rekomandimet e reja t’i shndërrojmë në kontrolle mjekësore në hyrje, matjet e temperaturës, adresat e numrat e telefonit e të gjitha këto.Është përkrahur angazhimi i 200 profesionistëve shëndetësore shtesë për t’u përballur me pandeminë COVID-19.
“E di që është e vështirë sepse qytetarët kanë qenë të izoluar për një kohë të gjatë, vetëm në ditët e fundit Qendra e Vullnetarëve të Psikologëve ka marrë qindra-mijëra thirrje nga qytetarët dhe e di se kjo duhet të menaxhohet.
ai ka shtuar se është i interesuar të merrem me të kaluarën, ata që duan të merren do të kenë përgjigje korrekte dhe direkte në të gjitha mënyrat dhe instancat. “Dy ditët e fundit nga IKSHPK informacioni i saktë është se mungojnë testet në masë të madhe dhe ishte shqetësuese dhe sot përmes atyre që iu shkon falënderimi i madh, Diaspora do të sigurohen diku 12 mijë teste dhe do të sigurohen në IKSHPK dhe do të vazhdojmë me mbikëqyrjen e shpërndarjen e tyre”, /InLajmi/