Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka kërkuar nga Qeveria që të marrë vendim për faljen e të gjithë qytetarëve që u dënuan për mos respektim të rregullave gjatë pandemisë, raporton InLajmi.
Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit tha se pasi që vendimet e ish-qeverisë Kurti ishin anti kushtetuese, duhet të falen të gjithë ata që janë dënuar e arrestuar.
“Të falen të gjithë qytetarët që u nëshkuan duke u dënuar dhe arrestuar për shkak të vendimeve që ishin anti ligjore, anti kushtetuese, e që Kushtetuesja tha se ishin vendime anti Kushtetuese. Qeveria Hoti të merr vendim për t’i falur të gjithë qytetarët që janë dënuar”, ka thënë ajo. /InLajmi/