Fatmir Limaj sot jashtë petkut partiak apo shtetëror ka një festë familjare, pikërisht djali krahu i djathtë i tij feston ditëlindjen, përcjell InLajmi.
Në ditëlindjen e 30-të të te birit, Durimit, i ati Limaj ka surprizuar me një dhuratë të rrallë, bëhet fjalë për një medaljon që në vete ngërthen historinë dhe vulën e lirë.


Limaj përmes rrjetit social facebook ka thënë se këtë dhuratë ia ka dhuruar Durimit ta mbajë dhe ta përcjell brez pas brezi për kujtesë historike.
Postimi i plotë i tij:
Për ditëlindjen e 30-të, Durimit ia dhurova një medaljon që ka historinë dhe vulën e lirisë.
Durim, ti e meriton këtë shenjë që pasqyron sakrificën e krenarisë së kombit dhe qindra mijëra familjeve të dëshmorëve.
Ruaje dhe përcille të Dimali, e ai le ta përcjellë brez pas brezi për kujtesë historike.
Urime 30 vjetori i lindjes, bir! /InLajmi/





















