Shumë personalitete politike sot kanë shprehur ngushllime për nënën e heroit Fehmi Lladrovci ndër ta ishte edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, përcjell InLajmi.
Veseli ju shpreh familjës Lladrovci ngushëllime më të sinqerta dhe i bashkohet dhimbjes së tyre.
Ai e përshkruan nënën e kryetarit të Drenasitë si një grua shumë të fortë e cila nuk u dorëzua as kur ranë në altarin e lirisë djemtë e saj sepse ranë për liri.
Postimi i plotë :
Sot në mëngjes, ndërroi jetë, Nëna Ki, nënë e heroit Fehmi Lladrovci, shembull i mirësisë e dashurisë prindore.
Jeta e saj krah Bacës Tush, ishte përplotë sfida e qëndresë, duke mos iu nënshtruar një regjimi që ia përndiqte djemtë e vajzat. Nëna Ki nuk u dorëzua as kur ranë në altarin e lirisë heroi e heroina, Feha e Xheva.
Sot, të gjithë kemi dhimbje, shokët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e Fehës, Ramizit e Emriut, andaj, të gjithëve edhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe i bashkohemi dhimbjes Tuaj.
Mbahuni të fortë! /InLajmi/