Vazhdojnë infektimet me koronavirus në botën e sportit, së fundmi në Angli ka rezultuar pozitiv trajner i skuadrës Stoke City, Michael O’Nei, me që rast edhe është anuluar miqësorja e paraparë me Manchester United, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e klubit Stoke City në facebook, ku klubi kishte planifikuar ta zhvilloj një miqësore sonte ndaj Manchester United, po që është anuluar në minutën e fundit.
O’Neil tani është izoluar për momentin dhe më pas do të testohet sërish, për të parë nëse e ka kaluar koronavirusin.
Në klub shpresojnë që O’Neil të jetë gati sa më shpejt dhe të drejtojë skuadrën. Stoke po kalon një sezon të vështirë dhe rrezikon të bjerë nga Championship, pasi është vetëm tre pikë larg zonës së ftohtë. /InLajmi/