Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, mund të emërohet në postin e drejtorit sportiv te Lausanne-Sport.
Lorik Cana hapat e parë prej futbollisti i kishte marrë pikërisht te kjo skuadër, për të kaluar pastaj te Paris Saint-Germaini në Francë.
Gazeta zvicerane, ‘Le Matin’, shkruan se ish mbrojtësi i njohur shqiptar mund të emërohet në postin e drejtorit sportiv te Laussane-Sport.
Pronari i klubit, Jim Ratcliffe dhe kompania ‘Ineos’ po përgatisin revolucion te skuadra zvicerane dhe Cana shihet se një nga personat e duhur për të kontributin e tij, transmeton Gazeta Metro
Përveç te Laussane-Sport dhe Parsi Saint-Germain, Lorik Cana ka luajtur edhe te Marsielle, Sunderland, Galatasaray, Lazio e Nantes.