Grupi parlamentar i AAK ka vizituar sot zëvendëskryeministrin e parë të vendit Besnik Tahirin në Qeverinë e Kosovës. Në njoftimin e GP të AAK-së, thuhet se Tahirin e kanë uruar për postin e marrë para pak ditësh se dhe i kanë ofruar bashkëpunim për çështjet e interesit të përgjithshëm, percjell InLajmi
“Grupi parlamentar i AAK-së sot vizitoi zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri. Fillimisht, grupi i përbërë nga deputetët e AAK-së, i uroi Tahirit punë të mbarë në postin e marrë pak ditë më parë dhe i ofroi bashkëpunim në çështje që janë interes i qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Kosova po hyn në një fazë të re që kërkon unitet, prandaj grupi deklaron se do të në vazhdimisht në vëzhgim të punës së Qeverisë së Kosovës.
“Kosova po hyn në një fazë të re e cila kërkon unitet të përgjithshëm. Si grup parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të jemi vazhdimisht në vëzhgim të punës së Qeverisë së Kosovës”, thuhet tutje.
AAK ka shprehur besimin e plotë në kapacitetet e Tahirit për të udhëhequr me postin e dytë të Qeverisë së Kosovës./InLajmi/






















