Pas heqjes së masës së reciprocitetit ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, deri më tani kanë hyrë 20 maune me mallra serbe në vend.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. Nga këto 20 maune, Stavileci ka thënë se kryesisht kanë qenë me mallra ushqimore, të cilat kanë transportuar mallra nga Serbia drejt Kosovës.
“Procedurat edhe tani edhe në të kaluarën janë të zakonshme të Doganës të cilat zhvillohen gjatë importimit të produkteve ose mallrave të ndryshme, derisa sot kemi parë hyrje të mbi 20 mauna me mallra të Serbisë, të cilat janë në procedura të zhdoganimit”, tha Stavileci.
Stavilevi deklaroi se procedurat doganore janë të njëjta, derisa të ndërmerren masa të tjera nga Qeveria e Kosovës.
“Jo nuk kemi pas për arsye se gjatë aplikimit të reciprocitetit në fazën e parë dhe të dytë, ne kemi parë që ka pasur plotë kompani që kanë dorëzuar dokumente ashtu siç janë kërkuar nga vendimet e Qeverisë”, tha ai.
Ndërsa eksporti drejtë Serbisë, Stavileci tha se janë 3 maunë dhe se nuk kanë pasur probleme të raportuara.
Ai shton se nga pala serbe mund të pritet gjithçka, teksa thotë se ata e ndryshojnë politikën brenda ditës, raporton EO.
“Dogana është institucion jopolitik dhe nuk kemi këso lloj problemesh. Ne autoritetin tonë e shtrijmë në fushën teknike doganore. Dogana nuk i pranuar”.
Vendimi i autoriteteve të Kosovës për reciprocitet është marrë më 1 prill të këtij viti, duke e zëvendësuar këtë masë me taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, që pati vënë qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018.
Nga heqja e reciprocitetit, 20 mauna hyjnë nga Serbia në Kosovë
Pas heqjes së masës së reciprocitetit ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, deri më tani kanë hyrë 20 maune me mallra në vend…bit.ly/3eYISFI
Posted by EkonomiaOnline on Monday, June 8, 2020