Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, falë formës së mirë të treguar këtë edicion.
Muriqi ka shkëlqyer pas transferimit në Stamboll, duke përfunduar në listën e skuadrave të njohura evropiane.
26-vjeçari ka shënuar 15 gola e ka bërë gjashtë asistime duke rritur ndjeshëm çmimin e tij.
Tottenham Hotspur, Burnley, West Bromwich Albion, Stade Rennes, Napoli e Lazio janë skuadrat që pe duan Muriqin, por garën duket se e kanë fituar kryeqytetasit italianë.
Mediat turke kanë raportuar se tanimë dy klubet, Fenerbahçe dhe Lazio kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Muriqit në Serie A.
Biancocelestët kanë pranuar që të paguajnë shumën prej 20 milionë euro për transferimin e kosovarit në Olimpico.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka biseduar me lojtarin dhe agjentin e tij ku thuhet se ka një akord mes tyre, përcjell Telegrafi.
Lazio ka qenë skuadra që ka insistuar më së shumti për Muriqin, pasi kryeqytetasit do të mbeten pa dyshen e sulmit Ciro Immobile dhe Felipe Caicedo.