Reperi nga Gjilani Etrit Hamiti, keto ditë ka plasuar një video projekt freestyle, i cili është pritur shumë mirë nga ndjeksit e tij në instagram, ku për disa ditë ka grumbulluar 30 mijë klikime, shkruan InLajmi.
Projekti i fundit e ketij reperi është “Agja Polic “i cili i ka paraprirë albumit të cilin ky artist e ka lansuar në fillim të këtij viti,të cilin me një vrull te madh e ka punuar me producentin Granit Ismajlin.

Kjo nuk do te jetë e tëra për këtë reper, ai për “InLajmin”ka zbuluar që do të ketë shumë projekte kete verë të cilat do të lansohen brenda ketij viti.
Kujtojmë që ky reper është pjesë e labelit “Black Fish” i cili është producent këngëtari i mirënjohur Genc Prelvukaj. Sajmir Morina./InLajmi/
https://www.instagram.com/tv/CAs9TL3pJOX/?utm_source=ig_web_copy_link





















