Reformat në arsim për muaj të tërë janë kundërshtuar nga mësimdhënës, prindër e nxënës të Komunës së Kamenicës.
Ata madje kanë organizuar edhe protesta disa herë.
E pak javë para ndërprerjes së procesit mësimor në vend për shkak të pandemisë së Covid 19, ish- ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami dhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati kanë arritur marrëveshje që të pezullohet vendimi për reformat në dy fshatra të Kamenicës, Koretin dhe Topanicë.
Por kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, nuk po heq dorë nga këto reforma.
Sipas tij, rreth 100 nxënës në këtë komunë rrezikojnë të humbin vitin për shkak të mospjesëmarrjes në procesin mësimor.
“Do ta gjejmë mënyrën më të mirë por do të vijmë aty ku nuk ka kuptim ku do të ketë klasë me 1 nxënës apo 2 sepse nuk do të kenë mundësi të zhvillohen si bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë dhe më gjerë, përcjell Reporteri.net
Me gjasë disa nxënës kanë refuzuar mundësinë që marrin pjesë në mësim dhe sipas të gjitha gjasave ata e kanë humbur vitin dhe do të përsërisin. Për që do ta bëj ajo është e sigurt sepse ashtu e parasheh edhe ligji. Numri i nxënësve që me gjasë do ta humbin vitin është rreth 100”, ka thënë i pari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.