Bashkëshortja e ish-kryeministrit Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen ka publikuar librin e saj të titulluar “The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century”, në të cilin shtjellohet diskursi rreth “Vetëvendosjes”.
Për këtë publikim të libërit ka njoftuar edhe vet lideri i VV-së, Albin Kurti dhe çmimi i këtij libri duket të jetë bukur shumë i shtrenjtë.
Çmimi i librit kopje online kushton 58 euro e 84 cent, derisa për ta blerë si kopje fizike kushton 69 euro e 99 cent. Libri, “The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century” libër shtjellon se si diskursi ndërkombëtar rreth “Vetëvendosjes”, gjatë njëqind viteve të kaluara, ka funksionuar si fushëbetejë midis dy idesh asaj ‘radikale’ e lirisë dhe idesë ‘liberal-konservatore’/InLajmi/