• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 30 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Festival

Anulohet Festivali Folklorik “I Këndojmë Lirisë” shkaku i koronavirusit

J G nga J G
5 June 2020
në Festival
0 0
0
Anulohet Festivali Folklorik “I Këndojmë Lirisë” shkaku i koronavirusit
9
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë vit, në Klinë, nuk do të mbahet Festivali Folklorik mbarëkombëtarë “I Këndojmë lirisë”, për shkak të pandemisë Covid-19. Këtë vendim për anulimin e festivalit, kohë më parë e ka marrë Kuvendi Komunal i Klinës, në mbledhjen e asamblesë komunale. Ndërkaq, sivjet ishte viti jubilar i mbajtjes së këtij festivali, sepse pikërisht para dy dekadave filloi organizimi i këtij festivali, që përkon me ditëlindjen e Komandantit të shquar të UÇK-se, Mujë Krasniqit-Kapuçit.

Ky festival për çdo vit është mbajtur më 6, 7 dhe 8 qershor. Por, si nisi rrugëtimi i tij? Para 20 vjetëve kur në Kosovë akoma ndihej erë baroti. Lufta kishte përfunduar, liria ishte fituar, por pasojat ndiheshin kudo, në çdo cep të Kosovës, gjithçka duhej nisur nga e para. Plagët akoma kullonin gjak, toka e Kosovës akoma nuk ishte terur nga gjaku i derdhur. Lufta kishte lënë pasoja, me të vrarë, të plagosur, të zhdukur, shkatërrime e djegie të shtëpive nga okupatori barbar serb. Armiku ishte dëbuar nga trojet tona, falë trimërive heroike të pjesëtarëve të UÇK-së, me përkrahjen e Amerikës mike e miqve tjerë ndërkombëtarë. Armiku ishte shporrur duke lënë kockat në tokën e Arbrit. Por, Liria është e shtrenjtë, ashtu ishte paguar. Për të kishin rënë luftëtarët, për mos të vdekur kurrë. Kujtohen brez pas brezi. Me pushkë e me këngë edhe në front, kishin rënë me këngë në gojë. Armiku aq sa i frikësohej pushkës, po aq i frikësohej, këngës, çiftelisë, plisit. Në gjithë këtë aromë lirie në Klinë nisi Festivali mbarëkombëtar folklorik “I Këndojmë Lirisë”.

Para 20 vjetëve, në ditëlindjen e Komandantit të shquar të UÇK-së Mujë Krasniqit-Kapuçit, Klina organizoi Festivalin e parë të Lirisë. Festivalin e bënë disa njerëz të luftës e të kulturës, bashkëluftëtarë të Komandant Mujës, për ta lartësuar figurën madhore të njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së. Kështu lindi ideja për Festivalin Folklorik gjithëkombëtar për t’u mbajtur çdo vit dhe për të filluar në vendlindjen dhe ditëlindjen e Komandant Kapuçit , më 6 qershor në Çabiq, të Kulla muze e Mujës, për të vazhduar për tri net radhazi, më 6, 7 e 8 qershor në qytetin e Klinës, ku i këndohet luftës së UÇK-së, veprës së lavdishme të Mujë Krasniqit, Komandantit legjendar Adem Jasharit. Festivali për çdo vit ka shënuar rritje, si për nga cilësia po ashtu edhe për nga masivizimi.

Kështu tash pothuajse për çdo vit marrin pjesë për tri net rreth 700 artistë. Në skenën e festivalit që 19 vjet u ngjitën rapsodë, valltarë, instrumentist nga të gjitha trojet etnike, me një kolorit veshjesh e kostumesh, nga tirqit galana të Drenicës, tirqit e bardhë të Rugovës e fustanella labe. Dhe çdo vit këtu vijnë grupe artistësh nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Shqipëria, Tetova, Medvegja, Kërçova e Presheva, Çameria, Tuzi e Ulqin. Vijnë këtu edhe Arbëreshet e diaspora, duke u shndërruar kështu Klina në një log të këngës e të valles folklorike burimore nga të gjitha trevat shqiptare. Festivali ka karakter garues, kurse ndahen 15 çmime, kryesori është i “Mujë Krasniqit”, vendi i dytë, vendi i tretë, grupi më i kompletuar, veterani i festivalit, instrumentisti më i mirë, vallja më e mirë, koreografia më e mirë, e kështu me radhë. Për tri ditë juria profesionale për çdo vit ka vlerësuar garuesit. Këtu, gjatë rrugëtimit të Festivalit për çdo vit janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera, promovime librash, tryeza shkencore, ekspozita, panaire me prodhime vendore bujqësore, artizanate dhe gara në disiplina të ndryshme sportive.

Sivjet, Klina është më varfër për një manifestim folklorik gjithëkombëtar, por festivali sërish do t’i kthehet Klinës, pasi që të kaloi kjo pandemi.

Ndërkaq, që nga fillimi i mbajtjes së festivalit, për çdo vit botohet edhe revista “Lyra”, në të cilën pasqyrohet krejt aktiviteti që zhvillohet gjatë mbajtjes së festivalit. /InLajmi/

Tags: FestivalFolkloriI Këndojmë Lirisë
Postimi i mëparshëm

Lumir Abdixhiku ia dorëzon detyrën Blerim Kuçit

Postimi tjetër

Lojtari i Superligës së Kosovës do ta vazhdojë jetën në Itali

Të ngjajshme Postime

“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”
Festival

“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”

17 December 2025
Koncert i ansamblit Tirana -Tirona All Stars në festivalin “Ditët e Nëntorit” në Gjakovë
Festival

Koncert i ansamblit Tirana -Tirona All Stars në festivalin “Ditët e Nëntorit” në Gjakovë

26 November 2025
Një festival që po ia kthen shkëlqimin valëve të radios
Festival

Një festival që po ia kthen shkëlqimin valëve të radios

18 November 2025
Emonela Jaho me koncert unik në festivalin “Ditët e Nëntorit” 2! 
Festival

Emonela Jaho me koncert unik në festivalin “Ditët e Nëntorit” 2!

18 November 2025
Nis Festivali i Kulturës Shqiptare, “Ditët e Nëntorit” 2!
Festival

Nis Festivali i Kulturës Shqiptare, “Ditët e Nëntorit” 2!

15 November 2025
Një botë e veçantë arti
Festival

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Postimi tjetër
Lojtari i Superligës së Kosovës do ta vazhdojë jetën në Itali

Lojtari i Superligës së Kosovës do ta vazhdojë jetën në Itali

Lajmet e fundit

“Diva jonë me afat skadence” – Shpërthen debati mes Fjollës dhe Benitës

“Diva jonë me afat skadence” – Shpërthen debati mes Fjollës dhe Benitës

30 December 2025
Kryeziu: Opozita ka pasur mundësi ta krijonte qeverinë me vota

Kryeziu: Opozita ka pasur mundësi ta krijonte qeverinë me vota

30 December 2025
Hajdutët thyejnë murin me “hillt”, vjedhin rreth 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani

Hajdutët thyejnë murin me “hillt”, vjedhin rreth 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani

30 December 2025
Numërohen gati gjysma, cili është dallimi mes liderëve të partive në votat që kanë marrë deri tani

Numërohen gati gjysma, cili është dallimi mes liderëve të partive në votat që kanë marrë deri tani

30 December 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Rasti tragjik i vdekjes së dy personave në një vilë në Pejë, prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e siguruar prova

30 December 2025
“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

30 December 2025
Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

30 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu